23:53 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lazio zyrtarizon talentin shqiptar

Tashmë është zyrtare, Angelo Ndrecka do të jetë pjesë e Lazios në sezonin e ardhshme.

Ka qenë klubi nga kryeqyteti italian që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar transferimin e 17-vjeçarit shqiptar, i cili spikati me moshat e Chievo, ndërkohë që edicionin që shkoi debutoi në Serinë A, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që u aktivizua në sezonin 2018-2019.

Ndrecka është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21, ndërkohë që me shumë gjasa këtë sezon do të aktivizohet te Primaverat e Lazios.

Përveç talentit shqiptar, Lacio bleu nga Chievo edhe kartonin e futbollistit tjetër Sofian Kiyine.