11:37 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / A. M.

LDK bën thirrje për vazhdimin e kontratave të stafit mbështetës të angazhuar për COVID-19!

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me mosvazhdimin e kontratave të mbi 1 mijë punonjësve shëndetësor.

Grupi i ekspertëve të LDK-së për shëndetësi bën thirrje për vazhdimin e këtyre kontratave.

“Grupi i ekspertëve të LDK-së për shëndetësi vjen në konstatim se duhet patjetër të bëhet diçka të mirë për shëndetësi. I bëjmë thirrje ministrit që t’ua vazhdojë kontrata këtij stafi i cili ka dhënë kontribut gjatë pandemisë dhe kanë dëshmuar se janë të nevojshëm”, u tha në konferencë.

Ata u shprehën se mungesa e stafit mund të rrezikojë procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Kjo dëmton thellësisht dhënien e shërbimeve shëndetësore, sidomos dhënien e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID për grupet e ndjeshme me çka rrezikon që puna e bërë deri më tani të marr një kahje krejt tjetër. Vaksinimi kundër COVID-19 do të rrezikohet në të gjitha komunat për shkak të mungesës së stafit mjekësor”, u tha në konferencë.

Tutje, ata thanë se mosvazhdimi i këtyre kontratave mund t’i rrisë mangësitë në sistemin shëndetësor.

“Pandemia COVID-19 ka sjellë në pah magësitë e sistemit tonë shëndetësor, sfidat kanë qenë mungesa e profesionisitëve shëndetësor specialist, e stafit të mesëm, infermierëve si dhe mungesa e stafit ndihmës”.

“Mbi 1 mijë punëtor shëndetësor dhe staf ndihmës u angazhuan në sistemin tonë shëndetësor për ballafaqimin dhe menaxhimin me pandeminë COVID-19, por si duket qeveria e tanishme ende pa përfunduar pandemia, vendosi të ndërprejë kontratën mbi 1 mijë punonjësve shëndetësor në këtë projekt, duke i lënë pa punë përfundimisht ata dhe duke i rritë magësitë në sistemin shëndetësor”, u tha tutje në konferencë.