10:52 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

LDK bojkoton ceremoninë për Adem Demaçin (Foto)

Figurat kryesore politike shqiptare ishin të pranishëm në sheshin “Skënderbeu”, me rastin e ceremonisë përkujtimore kushtuar veprimtarit të çështjet kombëtare, Adem Demaçi.

Mirëpo, kjo ceremoni është bojkotuar nga partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës. Asnjë përfaqësues i kësaj partie nuk ishte i pranishëm në ceremoni, shkruan Indeksonline

Ndryshe, dje në rrjetet sociale, disa zyrtarë të partisë së Isa Mustafës shprehën gëzimin për vdekjen e bacit Adem.

Ishte nënkryetari i komunës së Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti i cili thumboi Adem Demaçin. Madje, për këtë status ai mori përkrahjen edhe nga dy deputetët, Naser Rugova dhe Armend Zemaj. /Indeksonline/