10:22 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK bojkoton seancën

Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj sot seancën plenare të lënë në gjysmë nga dje.

Seanca e djeshme u ndërpre pasi kishte mungesë të madhe të deputetëve.

Burimet e Indeksonline brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie do ta bojkotoi seancën.

“Ne deputetët e LDK-së nuk marrim pjesë në vazhdimin e seancës. Ka shumë arsyeje për ta bojkotuar këtë seancë”, ka thënë shkurt njëri prej deputetëve të LDK-së.

Ndryshe, seanca është paraparë të nis prej orës 11:00 për të shqyrtuar pikat e rëndit të ditës të mbetura nga seanca e djeshme.

Në të njëjtën kohë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirri konferencë për media./Indeksonline/