14:06 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK deklarohet për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin, flet Ismet Beqiri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me koalicionin qeverisës lidhur me votimin e demarkacionit.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, njëherësh deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka konfirmuar për “Indeksonline” se raporti i Shpejtimit Bulliqit nuk do të jetë pjesë e ligjit i cili do të aprovohet në Parlament.

Ai ka thënë se marrëveshja në fjalë është arritur sipas kërkesës së tyre që kanë paraqitur qëndrimin në Kuvend.

Beqiri ka treguar se ka qenë pjesë e këtyre bisidimeve për të cilat rezultuan me arritje të kësaj marrëveshje.

Përgjigja e plotë e Ismet Beqirit për “Indeksonline”:

 “Po i shohim prononcimet e partenrëve të koalicionit do të thotë koalicionit qeverisës që janë për deklaratën e tyre dhe postimet e tyre që kanë pranuar atë që  ka qenë propozim i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka qenë propozim shumë konstruktiv ka qenë propozim i vullnetit të mirë i gatishmërisë sonë për me dalë prej situatës në të cilën kemi qenë. Kjo është dëshmia për të  cilën Lidhja Demokratike e Kosovës mban qëndrimin që qëndrimi ynë ka qenë i qartë që ne përkhahim Marrëveshjen për demarkacionin ashtu siç e kemi thënë afër tri viteve dhe ne na vjen mirë që ky konstruktivitet i joni hap rrugë dhe kjo gatishmëri e jona hap rrugë për qytetarët e Kosovës sepse ne si LDK ashtu siç kemi thënë votat tona do të jenë për demarkacionin sepse është tentuar të thuhet se është kusht por nuk ka qenë kusht.

Kjo ka qenë përpjekja jonë për të sqaruar këtë projektligj ashtu siç kërkojnë parametrat ndërkombëtarë me rastin e ratifikimit edhe njëherë po e them se ne e mirëpresim nëse kjo besojë shpejt do të na konfirmohet edhe zyrtarisht për shkak se ende nuk jemi të informuar por nga ajo që po shohim ne besojmë në seriozitetin e atyre që e kanë bërë këtë deklaratë që kjo është arritur dhe atëherë ne të mërkurën si Lidhje Demokratike e Kosovës si deputet sigurisht se do të mbështesim dhe do të votojmë gjithësisht do të japim votën tonë për ratifikim të marrëveshjes për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Edhe njëherë si LDK po dëshmohemi fatbardhësisht qëndrimin tonë që të ju ndihmohet qytetarëve të vendit pavarësisht që edhe ne tash jemi në opozitë. Por këto nuk i shohim interes vetëm i momentit kur jem në pozitë por edhe ku je në opozitë, po dëshirojmë me dhënë kontributin tonë dhe po e presim edhe konfirmimin zyrtar por nga ajo që shohim nëpër portale del që e kanë mirëkuptuar dhe kanë pranuar atë që ka qenë si kërkesë e jona vullnet mirë për të dalë nga situata për të cilën ndodhën veçmas këto ditë  dhe po dëshmojnë edhe njëherë se nuk jemi parti e inateve por parti e stabilitetit të çdo ndërtimi dhe zhvillimit të vendit./Indeksonline/