14:55 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

LDK dhe lideri i saj Isa Mustafa nuk u rezistojnë lajmeve të rreme

Nuk ka pritë askush që lideri i LDK-së nga opozita, Akademik Isa Mustafa ta lavdërojë Qeverinë e Ramush Haradinajt, por një lider i përmasave nacionale, nuk duhej të mashtronte publikun…!

Në 29-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga partia e cilësuar si institucionaliste, nuk u tha ajo që duhej dhe pritej nga publiku dhe klasa politike. Lideri i saj Isa Mustafa në mungesë të ideve reformatore, në mungesë të rezonit shtetëror, se çfarë ka ndodhur për këta 15 muaj dhe çfarë kishte bërë ai në qeverisjen e tij, cilat ishin dështimet dhe veprimet që e bëjnë diferencën, cila ishte gjendja përgjatë qeverisjes së tij dhe cilët janë indikatorët që e masin suksesin dhe mossuksesin, për të gjitha këto Mustafa shmangu realitetin.

LDK dhe lideri i saj, presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova i kanë dhënë shtysë të fuqishme idesë së përpjekjeve për liri dhe demokraci, duke i artikuluar kërkesat e shqiptarëve të Kosovës në vitet ’90 dhe duke sensibilizuar çështjen e Kosovës, në përplasje me fashizmin serb dhe kjo meritë historike nuk mund t’i mohohet. LDK, cilësohet parti institucionaliste dhe pjesëmarrja e saj në pushtet (në katër tre Qeveri, njëherë me AAK-në dhe Ramush Haradinajn, një herë me PDK_në dhe Bajram Rexhepin dhe dy herë me Hasim Thaçin, i cili po nga kjo parti u promovua dhe voatua për President të ligjshëm të vendit.

Sot, rivalët e saj, edhe njerëz të AAK-së i urouan prosperitet partisë së Rugovës me dëshirat që ajo të vazhdojë të jetë konstruktive për konsolidimin e brendshëm të shtetit, duke shmangur sharjet dhe kritikat e rreme. E vërtetë që po jetojmë në një epokë të rrëshqitshme, kur është zor të bëhet dallimi i qartë në mes asaj që është e vërtetë dhe e rrejshme, Fake News por fatkeqësisht lideri i LDK-së nuk e bëri këtë dallim në paraqitjen e tij në këtë përvjetor të partisë që ka marrë pjesë në proceset shtetformuese.

Mustafa, kur flet për ministra me aktakuaza duhet të dijë për prezumimin e pafajësisë, sepse pa këtë mekanizëm ligjor çdo gjë do të shndërrohej në ndjekje shtrigash dhe po ashtu ai e di se aktakuza ndërlidhen me dyshim jasht mandatit qeverisës.

Duhet ritheksuar me këtë rast disa fakte që nuk i japin shkëlqim qeverisjhes së LDK-së dhe Isa Mustafës

  1. Lideri i partisë opozitare LDK, e di se Kryeministrit Ramush Haradinajt nuk i pëlciti skandali me fëmijtë e tij, por vet atij, sa ishte Kryeministër i vendit, kur iu patën përzi djemtë e tij në zyrën publike dhe në vendime qeverisëse, edhe më thjesht në tendera!?.
  2. Mustafa e di se rreth 100 mijë qytetarë kishin braktisur vendin përfgjatë viteve 2014 -2017? Sot, Kosova nuk ballafaqohet me emigrim masiv.
  3. Kryetari i partisë së Rugovës po ashtu e di se gjatë qeverisjes së tij ndodhi Statuti i Asociacionit me komuna me shumicë serbe, që sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese të vendit, 23 pikat nga 24 sa ishin, nuk ishin në përputhje të plotë me aktin më të lartë juridik-politik të vendit.

Dhe cila është diferenca e Qeverisjes Mustafa me atë Haradinaj në numra dhe fjalë?

  1. Qeveria Haradinaj në planin vendim-marrës (ku numri i vendimeve arrinë gati trefiishin e vendimeve të qeverisë Mustafa, mbi 1100 vendime për 15 muaj, kurse në planin legjislativ, ka proceduar bnë Kuvendin e Kosovës 137 ligje.
  2. Vendi ishte në kaos energjetik dhe pa prodhim vendor. Sot gjendja është krejt tjetër. Prodhojmë vet ¾ e energjisë.
  3. U arrit marrëveshja me Kompaninë amerikane “Contour Global” për “Kosovën e re”, me vlerë prej 1.3 miliardë euro investim amerikan, që mundëson pavarësimin energjetik që ndërlidhet me sigurinë nacionale;

(Shih artikulli në Washington Post, për termocentralet me qymyr si hallka në sigurinë nacionale të ShBA-së: https://www.washingtonpost.com/politics/for-president-trump-national-security-can-mean-just-about-anything/2018/08/22/e513b456-a61b-11e8-a656-943eefab5daf_story.html?noredirect=on&utm_term=.3c85dfe9e5e6)

  1. Është miratuar statusi dhe pensnioni prej 240 euro për personat e dhunuar në luftë, për çka Kryeministri ka marrë lavdata publike nga organizata të shumta ndërkombëtare, ndër to edhe Amnesty International.
  2. Kryeqyteti i Republikës së Kosovës Prishtina u bë me ligj, dhjetë vjet pas pavarësisë, duke i mundësuar të hyra shtesë 11 milionë euro menjëherë, 34 milionë euro deri më 2021;
  3. Qytetarëve të Prishtinës me rrethinë iu rikthye Pallati i Rinisë, i ndërtuar me vetkontribut si dhe është paraparë bështetja e unazës së jashtme të qytetit prej 60 milionë euro.
  4. Edhe Obiliqi u bë me ligj, nga i cili pëfiton në start 6 milionë euro bugjet shtesë;
  5. Janë rritur investimet kapitale në komunat tona për 40 milionë euro dhe ndonëse Qeveria është sfiduar, u ka dhënë në pronësi komuanve kosovare tokë (rreth 60 prona) për zhvillim ekonomik dhe për nevojat e qytetarëve.
  6. Me LDK-në në pushtet, mbeturinat ia kishin zënë frymën Kosovës, sot në suaza të Fushatës Nacionale “Ta pastrojmë Kosovën” janë menjanuar 952 deponi ilegale dhe rreth 30 mijë tonë mbeturina organike dhe inerte si dhe është caktuar gjoba mandatare për shkelësit e ligjit. Kosova është shpallur kampion bote (në konkurrencë me ndër 158 shtete) në këtë aspekt!
  7. Në Qeverinë paraprake dhjeta qytetarë u bën pre e kafshimit të qenve (me pasoja edhe për jetën) sot në gjysmën e dhjetorit 2018 Raporti për zbatimin e Projektit “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak” rezulton me trajtimin e 13. 850 qenëve endacakë, prej tyre të eutanazuar 640.
  8. Është miratuar Ligji për Arsimtarët e Viteve ’90 dhe është ngritur bugjeti për arsim për 12 përqind, në ndërkohë që miratuam Ligjin për arsimin e lartë.
  9. Janë krijuar 15 Zona Ekonomike në Komunat e Kosovës;
  10. Është vendosur për Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Kosovë – në hapësirë prej 500 hektarësh në Gjakovë;
  11. Në bashkëpunim të ngushtë me shtetin gjerman dhe Bundesëher-in u krijua Parku Inovativ – Trajnues në Prizren, duke siguruar që flamuri gjerman të valojë në Kosovë për 99 vjet si mundësi investimesh të huaja dhe vende të reja pune;
  12. Është ndërmarrë një reformë rrënjësore fiskale dhe lehtësira për prodhuesit vendor, heqje të taksës për import të lëndës së parë, gjysëm fabrikateve, makinerive dhe teknologjisë prodhuese, duke hequr devidentën dhe është zbritur në 10 përqind taksa në vlerën e shtuar dhe në paga;
  13. Me ligjin e miratuar për pagat, ushtarët, policët, si dhe mjekët përfitojnë rritje pagash të krahasueshme me ato të ministrave dhe prokurorëve e gjykatësve;
  14. Është miratuar pakoja e ligjeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, që ndërlidhen me zbatimin e MSA dhe përafrimin me BE-në;
  15. Zjarrëfikësit fitojnë pozitën e një mekanizmi të sigurisë nacionale dhe sipas ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, ata do të paguahen nga bugjeti qendror;
  16. Është arritur rritje ekonomike prej 4.7 përqind që mundësoi miratimin në lexim të pare të Ligjit për bugjetin, prej 2. 370 milionë euro.
  17. Investimet kapitale janë rritur prej 11 përqind apo për 75 milionë euro, me çka u mundësua fillimi i autorrugës Prishtinë-Dheu i Bardhë, vazhdimi i autostradës Kijevë-Zahaq dhe shumë projekteve tjera madhore infrastrukturore.
  18. U garantu rritja e pensioneve prej 15 përqind për kontributdhënësit dhe 20 përqind për pensionet e moshës.
  19. Vendimi për taksën prej 100 përqind për mallërat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, është vendim Sovran, mbështetur në nenin 17 dhe 18 të CEFTA, si masë mbrojtëse e sovranoitetit shtetëror dhe sigurisë nacionale si dhe vërejtje Serbisë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit duke mbajtur qëndim armiqësor ndaj vendit tonë.
  20. Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë, si interes strategjik por në kondita të 17 shkurtit 2008 dhe në suaza të Kushtetutës së Kosovës. Zyra e Kryeministrit ka sposorizuar hartimin e Librit të Madh, me shumë kapituj, materie me të cilën do të pajiset Ekipi Negociator e që përfshinë raportin e Kosovës me të kaluarën, të sotmen dhe faljen e pajtimin, materie që duhet të zë vend në Projekt-marrëveshjen me Serbinë, ku dy shtetet shprehin vullnetin e tyre për njohje reciproke. Po ashtu në Kuvend u arrit vota e duhur për ta kaluar Ekipin Negociator të vendit, me bashkkryesues Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti si dhe Rezoluta e PSD-së që e vë në suaza kushtetuese-ligjore dialogun, duke e lënë të hapur mundësinë e gjithpërfshirjes dhe kjo si meritë e lidershipit unifikues të Haradinaj
  21.  Vendin e bëmë me ushtri, pas bekimit që mora nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i kemi ndërmarrë veprimet e duhura në kohë të duhur, jo duke i dhënë FSK-së kompetenca shtesë, por përmes pakos së tri ligjeve për FSK-në iu dha mandat i qartë mbrojtës të tërësisë territoriale dhe kushtetutshmërisë. Arritëm një koncensus ndërpartiak si model se si duhet trajtuar temat e interesit vital nacional* * *

Dhe për këtë lideri i LDK-së, do të duhej ta pranonte realitetin, se Kryeministri Haradinaj e mbrojti konstant sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit, kudo që u paraqit, në forume ndërkombëtare dhe media.

Mirëpo, Mustafa e mohoi efektin e tarifave, qoftë në fuqizimin e prodhimit vendor, si kundërpeshë e masava mbrojtëse dhe si kulturë e konsumatorit madje, edhe pasi vetë zyrtarët serbë e pranuan atë. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, paralajmëronte se një nga opsionet e shtetit të saj nëse Kosova krijon Forcën e saj është edhe përdorimi i ushtrisë (5. 12. 2018) për t’ua ngritur adrenalinën nacionalsitëve serbë. Ajo na tregoi se Serbia humb rreth 42 milionë euro në muaj, ndërsa ministri dhe nëse vazhdon taksa, Serbia në vitin 2019 do të humbasë 514 milionë euro. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiq ka konfirmuar se 2600 ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga Serbia të cilat kanë shitur mallra në Kosovë, tash e kanë të pamundur këtë dhe mund të falimentojnë. Mirëpo, ish Kryeministri Mustafa këtë taksë e sheh në kontekst të mbulimit të dështimeve të qeverisjes, sado që e meritueshme nga Serbia!? – pa e pasur asnjë fakt për impaktin e taksës, por edhe për dështimet tjera që i foli ai, pa qenë i zoti t’i argumentojë, pos që u bë zëdhënës i Fake News që qarkullojnë nepër foltore, portale pa adresa e që mund të përgatiten tek ‘Sputnik’!?

Po ashtu, kreu i LDK-së ka numëruar – sipas tij – dështimet e koalicionit qeverisës, duke e akuzuar se i kanë shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, duke e lënë pa liberalizim të vizave, pa anëtarësim në Interpol, pa njohje të reja dhe me paralajmërime për tërheqje të njohjeve nga disa vende, katër komunat e veriut kanë ndërprerë raportet me Qeverinë qendrore…

Sipas tij aktualisht përkrahja e ndërkombëtareve ndaj Kosovës është në nivelin më të ulët. Ndërsa kemi një mori faktesh që me amerikanët, gjermanët , britanikët dhe shumicën e vendeve të BE-së, marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe për këtë Mustafa duhet të jetë më i vëmendshëm dhe n ga miqt tanë, mund të marrë informacione të sakta. Por, poashtu ish-Kryeministri duhet të jetë i fokusuar në “kercënimet hibride” përmes të cilave, Rusia po e shtrinë ndikimin në rajonin tonë duke destabilizuar Qeveritë si në Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri, megjithse në Kosovë, nuk ia doli megjithë investimet e mëdha të ‘Sputnik-ut’ dhe Qendrës kinse-humanitare në Nish, për të dërgu në botë lajmin për kinse katastrofën humanitare të serbëve kosovarë, por falë investimit në Siguri dhe veprimeve të duhura, Kosova është e qetë dhe stabile. Kjo na bë të konkludojmë se, së bashku me miqt saj dhe aleatët strategjikë, Kosova e ka mundur intencën ruse, në të gjitha frontet! E, për këtë lideri i një partie shtetformuese do të duhej të duartrokiste, duke e ruajtur natyrisht opozitarizmin dhe kontrollin ndaj Qeverisë!?

Natyrisht Qeveria aktuale i ka sfidat e veta, të cilat nuk i fsheh.

Ndonëse është bërë shumë në fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe kjo është evidente edhe për mekanizmat europian, si Komisionit dhe Parlamentit të BE-së, që i dhanë dritën jeshile liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës; Pra, mosdhënia e këtij statusi për qytetarët tanë, mbeti peng e gjeopolitikës dhe qasjes joparuimore dhe asimetrike të Brukselit ndaj Kosovës dhe Mustafa e di mirë këtë.

E vërtetë që Qeveria ka numër të madh të zëvendësministrave, por kjo është si pasojë e konstelacioneve dhe raporteve të vështira ndërmjet forcave politike në vend, mungesës së Ligjit për Qeverinë, i cili po hartohet nga kjo Qeveri dhe do të procedohet shpejt në Kuvend, por po ashtu është e vërtetë se shumë nga ata zëvendësministra kanë qenë shërbyes të devotshëm dhe kanë realize projekte madhore në interes të vendit. Kosova nuk arriti të marrë votat e nevojshme për anëtarësim në Interpol, duke qenë se Asambleja e Përgjithshme e këtij mekanizmi global të Sigurisë votoi në një atmosferë shantazhi ndaj kompanive ndërkombëtare që veprojnë në Serbi dhe BeH, nga ana e Serbisë dhe aletatëve të saj. Megjithë sfidat – për çka duhet të reflektohet – vendi ka një polici profesionale, të ndërtuar sipas modelve më të avancuara botërore dhe secila votë kundër Kosovës në Interpol ishte inkurajim i krimit transnacional.

Megjithë sfidat, Qeveria, pandalshëm dhe pakthyeshëm po vazhdon t’i kryejë punët e Kosovës duke ia besuar ligjit lirinë!

Të tjerat janë retorika dhe demagogji të artikuluara ose thjesht Fake News!