16:44 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

LDK e nis dhe e përfundon iniciativën e tryezave, së shpejti e thërret të fundit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të thërras tryezën e fundit të partive politike të vendit,

Avdullah Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se LDK si e nisi ashtu edhe do të përmbyll këtë çështje, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, qëllimi i tryezës ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale.

Më poshtë postimi i Hotit:

Tryeza përfundimtare e partive politike do të thirret së shpejti nga LDK-a për të përmbyllur konsultimet me forcat politike në vend.
Këto tryeza janë iniciuar nga LDK-ja dhe do të përmbyllen nga LDK-ja.

Qëllimi i tryezës ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, e cila është thelluar muajt e fundit.

Qeveria e pakicës duket është insistuese të qëndroj në pushtet pavarësisht se nuk ka fuqi politike për të qeverisur.

Ky mentalitet i qeverisjes është duke e dëmtuar sistemin demokratik në vend, po e përkeqëson çdo ditë e më shumë qëndrueshmërinë fiskale të vendit përmes vendimeve të dëmshme për shpenzime të motivuara mbi baza të interesit individual, dhe po i vonon reformat e nevojshme për integrim evropian. /Indeksonline/

Temat: