15:12 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019

LDK-ja del me komunikatë për vizitën e ambasadorit gjerman, aty ishte edhe Vjosa Osmani

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.

Po ashtu kryetari Mustafa e njoftoi z. Heldt për ecurinë e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.

Z. Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.