22:09 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

LDK ka diçka për t’i thënë mërgatës pasi doli partia më e votuar nga ta

ldk

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më e votuar nga mërgata në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, LDK falënderon mërgatën anekënd botës për mbështetjen, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mërgatë, faleminderit!

LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë.

LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota.

Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen.

LDK, për të gjithë!