10:40 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

LDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zv.kryeministrit Gashi për gjuajtjen me armë

Armend Zemaj, deputet nga radhët e LDK-së, parti kjo e cila ka thirrur interpelancë nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar shkarkimin e mënjehershme të zv.kryeminstrit Gashi për gjuajtjen me armë, shkruan Indeksonline.

Zemaj ka përmendur disa nga arsyet e kësaj interpelancë, para se cilës po përgjigjet kryeministri Ramush Haradinaj.

Zemaj thotë se skena të tilla ku ai gjuan më armë janë skena të aktit kriminal që janë të ndalueshme me ligje të Kosovës.

Poashtu, ai thotë se më këtë rast janë shkelur jo vetëm të ligjit por edhe të shkelje të normave etike.

“Institucionet e Kosovës duhet të udhëhiqen nga njerëz të përgjegjshëm e etik që nuk bien ndesh me ligjin e aq më pak me ata që e degradojnë imazhin e Kosovës. Kemi thirre kryeministrin për ta informuar se gjuajtja me armë rrezikon shëndetin publik të qytetarëve. Kërkojmë përgjigje ndaj skenave të publikuara në prani të pjesëmarrjes së zyrtarëve të tjerë ka bërë rrezik te përgjithshëm” ka thënë Zemaj, raporton Indeksonline.

Ai ka kërkuar përgjigje nga Kuvendi dhe kryeministri lidhur me ato pamje të dhunshme të cilat degradojnë imazhin e Kosovës dhe instutucioneve./Indeksonline/