14:53 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LDK me mocion për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përpiluar një mocion përmes së cilit ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me zbardhjen e vrasjeve që kanë ndodhur pas lufte.

Avdullah Hoti ka dënuar gjatë seancës së sotme gjuhën e urrejtjes dhe fyese të përdorur nga Nasim Haradinaj, raporton Indeksonline.

“Kuvendi kërkon nga institucionet e drejtësisë të marrin masat e nevojshme që këto cështje të trajtohen me prioritet, pasi që vetëm zbardhja e krimeve garanton drejtësi në shtet dhe kërkoj nga kuvendi të mbështes këtë mocion”, ka thënë Hoti. /Indeksonline/

Temat: