14:12 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

LDK paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie në një deklaratë për media ka thënë se janë duke e menduar ngritjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Kosova është në krizë politike dhe institucionale prandaj vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Sipas Veliut, LDK në mbledhjen e sotme ka rikonfirmuar qëndrimet e saj dhe është unike për temat me interes për vendin.

I pyetur se a do ta mbështetë LDK protestën e thirrur nga Vetëvendosje, Veliu ka thënë se nuk është koha e përshtatshme për të protestuar.

“LDK nuk kundër shprehjes së vullnetit qytetar, por aktualisht ne kemi vlerësuar se nuk është koha që të protestohet”, ka thënë ai./Indeksonline/

Temat: