19:01 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

LDK-PDK-AAK, çka po “zihet” midis Prishtine?

Kohëve të fundit LDK-ja i ka ngritur tonet ndaj qeverisjes Haradinaj. Por, ky fakt duket se vlenë vetëm në paraqitjet mediatike.

Raportet e pozitës e opozitës nuk duken aq të ashpra nga jashtë.

Kështu së paku vërehet nga kjo foto ekskluzive e Indeksonline ku zyrtarë të tri partive në pozitë dhe opozitë shihen në takim miqësor.

Ismet Beqiri i LDK-së ndau ca llafe me këshilltarin e kryeministrit Haradinaj, Avni Arifin dhe zyrtarin e lartë të PDK-së, Hajredin Kuqit si dhe ish deputetin e LDK-së, Salih Morinen. Takimi mes tyre ndodhi jo më shumë se 100 metra larg objektit të Qeverisë së Kosovës.

Madje, në mimikat e tyre ka edhe dozë buzëqeshje, që konfirmon se takimi dorë me dorë ka patur edhe karakter miqësor./Indeksonline/