12:16 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Abdixhiku deklarohet për Projektbuxhetin 2018

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku është deklaruar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me Projekbuxhetin 2018.

Abdixhiku me këtë rast ka theksuar se është bërë raporti i këtij Komisioni lidhur me projektbuxhetin.

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka kaluar projektligjin në mbledhje, me pesë vota të pozitës, 4 të opozitës kundër dhe kjo është bërë gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë duhet shtuar se Qeveria e Ramush Haradinajt ka paraparë rritje dinamike të ekonomisë me buxhetin e vitit 2018./Indeksonline/