08:02 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LDK shënon 28 vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 28 vjetorin e themelimit të saj.

Për nderë të kësaj date, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me anëtarët e kryesisë, do të bëjnë homazhe te varri i ish-themeluesit të LDK-së dhe ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurse gjatë ditës, LDK po ashtu do të mbajë një manifestim për përvjetorin e LDK-së./Indeksonline/