10:18 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LDK thërret konferencë për media

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thirrur konferencë për media e cila pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

LDK nuk ka bërë të ditur se për çka do të diskutorhet në këtë konferencë.

Kujtojmë se ditët e fundit ka qenë temë kryesore demarkacioni dhe kalimi i saj në Kuvend. Ndërkohë, është LDK ajo që nuk e merr për bazë raportin e Shpejtim Bulliqit për demarkacionin, sipas të cilit thuhet se komisioni i Murat Mehës gjatë qeverisjes së Isa Mustafës ka gabuar dhe në bazë të tij Kosova humbë mbi 8 mijë hektarë tokë./Indeksonline/