12:04 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

LDK u bën thirrje partive politike të përfshihen në debatin e seancës së jashtëzakonshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga ta për të kundërshtuar angazhimet e presidentit të vendit për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve në dialogun Kosovë-Serbi.

Zemaj thotë se seanca është kërkuar të mbahet të mekurën, në mënyrë që t’i lënë hapësirë të enjten pikave të rregullta të rendit të ditës.

“LDK në emër të e deputetëve nënshkrues kërkon që në këtë seancë të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Pra ftojmë gjithë grupet politike të bëhen pjesë e këtij debati dhe të japin mendimin e tyre për këtë rezolutë dhe kjo çështje të marr përfundimin e merituar siç është kërkesë e shumicës së qytetarëve. Seanca është caktuar në orën 10:00 dhe shpresojmë që kësaj radhe nuk do të ketë sabotim, apo mungesë kuorumi për të bllokuar fillimin e kësaj seance shumë të rëndësishme”, ka thënë Zemaj./Indeksonline/