08:49 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Leao në Milan për të kryer testet mjekësore

Sulmuesi portugez, Rafael Leao është lojtari më i ri i Milanit.

Calciomerkato shkruan se 20 vjeçari ka arritur në klinikën La Madonnina për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, transmeton Indeksonline.

Transferi i Leao i kushtoj Milanit plot 25 milionë euro plus lojtarin Tiago Djalo i cili vlerësohet me 5 milionë.

Leao do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare ku do të fitoj 2 milionë euro neto në sezon./Indeksonline/