22:17 / E Diele, 25 Shtator 2022 / C E

Leao thotë se Pioli dhe Ibra ndikuan në karrierën e tij

Rafael Leao është shëndrruar në lojtarin kryesorë të skuadrës së Milanit, ku shumica e lojës dhe golave vjen nga ana dhe këmba e tij.

Portugezi ka thënë se ndikimin kryesorë në formimin e tij e kanë pasur trajneri Stefano Pioli dhe sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimovic, shkruan Indeksonline.

“Dy sezonet e para në AC Milan ishin të vështira, jeta në Francë ishte krejtësisht ndryshe. Kur shkon në një klub të tillë, e di që duhet të kesh mentalitetin e një fituesi, që shumë legjenda kanë veshur atë fanellë dhe kanë fituar shumë trofe”, tha fillimisht Leao.

“Unë kam ndryshuar, tani e konsideroj veten një person tjetër dhe një lojtar tjetër. Ndikimi vendimtar tek unë ishte nga familja ime, Stefano Pioli dhe Zlatan Ibrahimovic”, shtoi reprezentuesi i Portugalisë.

“Ibra është një model, ai më shpjegoi se sa e rëndësishme është të bësh pyetje, të qëndrosh gjithmonë i fokusuar, duke përfshirë edhe jashtë fushës. Ne komunikojmë në çdo rast – jo si kolegë, por si burra”, deklaroi 23-vjeçari.

Leao u transferua në “San Siro” para tre vjetësh nga Lille për 29.50 milionë euro dhe deri më tani ka shënuar 30 gola dhe ka shtuar 27 asistime në 123 paraqitje me Milanin. /IndeksOnline/