23:38 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

LeBron dhe Davis me probleme para ndeshjes me Nuggets

Lakers dhe Nuggets do të përballen edhe në ndeshjen e pestë finale të konferencës perëndimore në NBA.

Lakers prijnë në këtë seri me rezultatin 3:1, dhe me një fitore tjetër eventuale kalojnë në finalen e madhe.

Por, telashet për skuadrën nga LA para kësaj ndeshje nuk janë të pakta, pasi  dy yjet kryesore të skuadrës, LeBron James dhe Anthony Davis janë në telashe, bën të ditur trajneri Frank Vogel.

Vogel ka thënë se dyshja kanë disa telashe, por do të jenë mirë për ndeshjen e pestë.

Davis dhe LeBron kanë qenë liderët e skuadrës së Lakers gjatë gjithë këtij edicioni.