09:01 / E Enjte, 14 Janar 2021 / C E

LeBron e Giannis i japin fitoren ekipeve të tyre, 3 ndeshje shtyhen prej pandemisë

Falë “triple double” të Giannis Antetokounmpos, 22 pikë, 10 rebound e 10 asist, skuadra e Milwaukeet mundi 110-101 Detroitin në fushën e këtij të fundit. Ndeshje me rivalitet, ku për Bucksin u dallua edhe Holiday me 21 pikë.

Pa probleme fiton ekipi i Lakersit, që mundi 128-99 Oklahoman, ndeshje e dominuar nga miqtë. Jamesi realizoi 26 pikë, ndërsa Harrelli 21, një dyshe që bëri diferencën në parket.

Pas një loje spektakolare, me plot 258 pikë në total, skuadra e Portlandit mundi 132- 126 Sacramenton, me Lillardin autor i 40 pikëve.

Fiton edhe Dallasi, 104-93 në fushën e Charlotte (Boncic 34 pikë e 14 rebound), ndërsa Brooklyni, falë 26 pikëve të Durantit, fitoi 116-109 derbin me New York-un.

Edhe sot, 3 ndeshje të NBA-së u shtynë si pasojë e pandemisë Covid-19.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Dallas, 93-104

Detroit – Milwaukee, 101-110

Washington – Utah Jazz, e shtyrë

Boston – Orlando, e shtyrë

New York – Brooklyn, 109-116

Minnesota – Memphis, 107-118

Oklahoma – Lakers, 99-128

Phoenix – Atlanta, e shtyrë

Clippers – New Orleans, 111-106

Sacramento – Portland, 126-132