11:28 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Lebron Jamesi me “triple-double”, më i miri në fitoren e Lakersit ndaj Brooklynit

Vetëm tri përballje në NBA, por të mjaftueshme për të ofruar spektalin e zakonshëm në Kampionanit më të bukur të Basketbollit në glob.

E hapin mbrëmjen Los Angeles Lakersi, që me një LeBron James që bën diferencën mbi parket iu imponuan 113-128 Brooklyn Nets të Kyrie Irvingut. “Mbreti” i NBA-së e mbylli takimin me “triple double”, 27 pikë, 12 “rebound” dhe 10 asiste, ndërsa Anthony Davisi e Dwight Howardi realizuan “doble double” secili, i pari 16 pikë e 11 “rebound” dhe i dyti 14 pikë e 12 “rebound”. Irvingu ishte më i miri në radhët e Netsit me 20 pikë.

Fituan edhe Washington Wizardsët, 112-124 në shtëpinë e Cleveland Cavaliersit në një sfidë midis dy ekipeve që nuk kanë më pretendime për këtë sezon, pasi renditen larg zonës play off. Luan një ndeshje të madhe Bradley Beal, autor i 36 pikëve, duke fituar edhe duelin brenda sfidës me Colin Sextonin të Cavsit, që regjistroi 29 pikë.

Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes, Dallas Mavericksi, të shtyrë nga 27 pikë dhe 9 asiste të Luka Donëiqit, kaluan Portland Trail Blazersin në Oregon me rezultatin 133-125. Nuk vlejti për asgjë paraqitja jashtë normales e Damian Lillardit, autor i 47 pikëve, 6 “rebound” e 8 asisteve. Teksanët, edhe pse jemi në mes të sezonit, tashmë e kanë të prenotuar një vend në fazën play off, ndërsa Blazerset duhet të luftojnë ende shumë për të arritur vendin e tetë në Perëndim.

Rezultatet:

Los Angeles Lakers – Brooklyn Nets 128-113

Washington Wizards – Cleveland Cavaliers 124-112

Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers 133-125

SS