08:40 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

LeBron kalon rekordin e Chamberlain në fitoren e Lakers

LeBron James është bërë vetëm pikë shënuesi i pestë më i mirë në historinë e NBA-s, duke e kaluar Wilt Chamberlain, në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Portland Trailblazers, 126-117.

33-vjeçari e mposhti rekordin e Chamberlain prej 31,419 pikësh në çerekun e katërt mbrëmë.

James, i cili ka tani 31,425 pikë në karrierë, shënoi në këtë ndeshje 44 pikë, transmeton IndeksOnline.

44 pikë – është shifra më e madhe e pikëve të shënuara nga një basketbollist i Lakers që prej Kobe Bryant, i cili shënoi 60 pikë në ndeshjen e fundit në prill të vitit 2016.

Legjenda e Lakers dhe Philadelphias, Chamberlain, katër herë lojtari më i kushtueshëm, i fitoi dy kampionate të NBA-s në vitin 1967 dhe në 1972, në karrierën e tij 14-vjeçare.

Gjithashtu, ai është lojtari i vetëm që ka shënuar 100 pikë brenda një ndeshje të NBA./IndeksOnline/