16:40 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Ledri Vula ka gati projektin e ri

Ledri Vula pasi që fshiu të gjitha postimet e mëparshme në llogarinë e tij të Instagramit, filloj të publikonte disa tekste që lanë të kuptohej se ai po sillte projektet të reja.

Ndërsa sot gjatë ditës (e premte) ndau me mbi 1.4 milion ndjekësit e tij në video tjetër të shkurtër, bardhë e zi, me të cilin paralajmëroj projektin e ri.

“N’vit tjetër, së shpejti”, ka shkruar reperi i njohur në mbishkrimin e videos.

Se çfarë ka përgatitur këtë herë reperi mbetet të shihet.

Ndryshe, Ledri së fundi ka udhëtuar drejt Australisë ku pritet të mbaj një koncert në qytetin Melbourne./Indeksonline/