Legjenda argjentinase dërgohet me urgjencë në spital
Legjenda argjentinase, Diego Maradana është dërguar me urgjencë në spital pas dhimbjeve të mëdha në gjunjë.
57 vjeçari thuhet se është shtruar në spitalin e qytetit kolumbian Cali, ku është duke kaluar nëpër teste, shkruan indeksonline.
Fituesi i Kupës Botërore thuhet se po bën teste në gjurin e tij të majtë përpara angazhimeve të tij si analist në Kupën Botës në Rusi.
Ai thuhet se është duke luftuar me dhimbje në gjunjë për katër muaj.
“Kjo është një kontroll i përgjithshëm me theks në gjunjë. Ne po bëjmë vlerësime dhe imazhe të nevojshme diagnostikuese, rezonancë dhe analiza laboratorike”, ka thënë doktor Ochoa.
“Shkurtimisht, po bëjmë gjithçka për të parë gjendjen e gjunjëve dhe nyjeve të tij dhe ne do ta bazojmë vendimin (për të vepruar)”, ka shtuar doktori.
Mediat lokale raportojnë se Maradona mund të mbahet në spital për gjashtë deri tetë ditë derisa testet të kryhen. /IndeksOnline/