21:42 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Legjenda e Barçës këshillon Lopeteguin për Vinicius Junior

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo e ka vënë në dyshim vendimin e Julen Lopeteguit për të mos e ftuar Julen Lopeteguin në skuadrën e parë të Real Madridit.

Vinicius erdhi nga Flamengo për 46 milionë euro në maj të vitit të kaluar, por nuk iu bashkua Madridit deri në këtë verë.

18-vjeçari ka bërë emër në brazil, ku në 37 ndeshje ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar paraqitje impresive.

Por, Lopetegui ka vendosur që ta lë lojtarin në fjalë te Real Madrid Castilla, transmeton IndeksOnline.

Vinicius Junior

Duke folur për Betfair, Rivaldo tha: ”Vinicius Junior është duke i gëzuar tifozët në skuadrën B të Realit”.

”Dhe unë nuk mund ta kuptoj se pse ai është ende aty kur e ka dëshmuar se mund të luajë në skuadrën e parë”.

”Sipas mendimit tim, ai është shumë më i mirë se sa bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij në atë divizion”./IndeksOnline/