18:37 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Rivaldo ka “dy fjalë” për nënshkrimin e Coutinhos

Rivaldo e bekon nënshkrimin e Coutinhos dhe është i bindur se stili i futbollit i La Ligës do të jetë shumë më i favorshëm se te Liverpuli.

Ish-ylli i Barcelonës, aktualisht ambasador “Betfair” beson se “futbolli spanjoll është më e lehtë se sa Premier League që mund të jetë vendimtare për përshtatjen e shpejtë në një tjetër realitet”.

Përveç kësaj , braziliani beson se Coutinho do të përshtatet me lojën e Messit në 3-4 vitet e ardhsme.

“Ne të gjithë e dimë se Messi është yll i madh dhe ai ende ka 3 ose 4 vjet më shumë në nivelin më të lartë, kështu që Coutinho do të ketë kohën e tij për të përshtatur dhe demonstruar vlerën e tij të vërtetë në hijen e Messit”, ka thënë Rivaldo. /IndeksOnline/