08:39 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Legjendës së Barcelonës nuk i pëlqen sjellja e Dembeles

Ish lojtari i Barcelonës braziliani Rivaldo nuk është i kënaqur me sjelljen e futbollistit francez Ousmane Dembele.

Rivaldo nuk ka fare simpati për francezin. Sipas mendimit të brazilianit arsyeja se pse Dembele po sillet kështu është sepse dëshiron të largohet nga Barcelona, transmeton Indeksonline.

“Për shkak të qëndrimit të tij, unë nuk mendoj se Dembele dëshiron të qëndrojë më shumë në Kataloni dhe ai është i mërzitur, prandaj po mundohet të detyroj Barcelonën që ta largoj.”, tha Rivaldo për AS.

“Barcelona duhet të jetë e qetë dhe ta mendojë një mënyrë që ta bëjë atë të luaj dhe pastaj ta shesë për një çmim të arsyeshëm.”, vazhdoi braziliani.

Dembele në fillim të sezonit pati një start të furishëm por tani nuk e ka të sigurt vendin e startuesit./Indeksonline/