10:01 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Legjenda e futbollit: Kushdo që thotë se Ronaldo është më i mirë se Messi nuk di asgjë

Ish sulmuesi i Ajaxit dhe AC Milanit, Marco Van Basten ka folur në lidhje me Messin dhe Ronaldon.

Hollandezi e vlerësoi Ronaldon mirëpo sipas tij Messi nuk krahasohet me asnjë tjetër, transmeton IndeksOnline.

” Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ata që pretendojnë se ai është më i mirë se Messi nuk kuptojnë asgjë për futboll” tha Van Basten.

Po ashtu ai e vlerësoi Messin si unik dhe të pakrahasueshëm që sipas tij futbollistët si ai shfaqen çdo 50 vite apo 100 vite.

Po ashtu ish futbollisti ishte larguar nga futbolli në moshë të re andaj ai ka treguar që i admiron ata që luajnë ende futboll edhe pse kanë më shumë se 30 vjet./IndeksOnline/.