20:12 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Legjenda e futbollit tregon se ku është problemi me Manchester United

Ish mesfushori i njohur Juan Sebastian Veron ka treguar se problemi me formën e Manchester United qëndron se gjiganti anglez ende nuk ka arritur të gjejë trajnerin e përshtatshëm për ta zëvendësuar Sir Alex Fergusonin.

“Mourinho për mua është trajner i mrekullueshëm. Unë mendoj që Manchester United  ka pasur problem për të gjetur zëvendësimin e përshtatshëm të Ferguson. Mourinho është i mrekullueshëm, ai po e bën më të mirën tek United.”, u shprehë Veron.

“Ndoshta Mourinho është i duhuri, por pas krejt asaj që Ferguson ka arritur në klub, atij do i duhet pak kohë për të implementuar idetë e tij. Largimi i Ferguson ka ndikuar keq tek ata.”, mbaroi Veron./Indeksonline/