09:28 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

‘Legjenda’ e Liverpool këmbëngulës, Origi lufton për vendin e tij në formacionin e Klopp

Divock Origi u kthye në legjendë tek Liverpool kur shënoi dy gola për ta eleminuar Barcelonën në Anfield, në një ndeshje të çmendur në kuadër të Champions Ligës.

Por, e ardhmja e belgut që atëherë ka qenë e padefinuar pasi që ky i fundit nuk po arrinte të siguronte një vend në formacionin bazë të Jurgen Klopp.

Megjithatë, Origi ishte startues në ndeshjen kundër Milan të cilën Liverpool e fitoi me rezultat 3-2, poashtu në Champions Ligë.

Ky ishte starti i parë për të në pothuajse 8 muaj, e i cili pritet të startojë edhe sonte përballë Norëich në EFL Cup.