23:59 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Legjenda e Man Utd: E doja Guardiolen, Mourinho luan keq!

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona ka thënë se do ta donte Pep Guardiolen në krye të pankinës së United, dhe jo Mourinhon.

Ish ylli francez ka thënë se Guardiola luan futboll shumë më të bukur se Mourinho dhe se një trajner i tillë do t’i duhej Unitedit.

“Të dy janë të mëdhej, por unë preferoj futboll të bukur, sulmues siç e bën Guardiola. Këtë lloj futbolli ne e luanim me Manchester Unitedin, ndërsa Mourinho nuk luan bukur, futbolli i tij është i përqëndruar në mbrojtje” ka thënë Cantona./Indeksonline/