22:13 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Legjenda e Manchesterit: Mourinho nuk është Ferguson, s’mund ta largoj Pogban

Në momentin më të keq të Manchester United në këtë sezon, por gjithashtu edhe në debatin më të nxehtë që është përfshirë trajneri portugez i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho me yllin e ekipit, Paul Pogba, nuk mund të mungonte ndërhyrja dhe komenti i legjendës së klubit, Paul Scholes.

Në një intervistë të dhënë për “Sport BT”, ish-mesfushori i Manchester United foli për marrëdhënien e acaruar mes Mourinho dhe Pogba, e ardhmja e të cilit duket gjithmonë e më larg “Old Trafford”:

Mourinho nuk mund t’i lejojë vetes luksin që kishte Ferguson. Kur Sir Alex Ferguson hiqte qafe ndonjë futbollist, e kishte kontingjentin të tejmbushur me kualitet. Problemi i Mourinhos qëndron në faktin se Pogba është futbollisti më i mirë që ai ka në dispozicion. Çfarë mund të bëjë? Ta lërë të largohet? Nuk mund t’ja lejojë vetes”.