75 Mall Live Search
10:05 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / B O

Legjenda e MMA zyrtarisht futbollist, Khabib firmos me klubin e ligës së tretë ruse

Khabib Nurmagomedov, pasi deklaroi largimin nga MMA, ka vendosur që të luajë futboll dhe ka nënshkruar me FC Legion Dynamo, që garon në ligën e tretë në Rusi.

Khabib njihet si një tifoz i madh futbolli dhe mbështet i Real Madrid, ndërkohë që edhe vetë shpesh luan me miqtë e tij.

Që pasi e mbylli në MMA Khabib me shaka shkruante në rrjetet sociale se po përgatitej për të vijuar karrierën si futbollist, çka bëri që Kamaz t’i bënte atij një ofertë.