16:30 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Premierligës: Aguero më i miri i historisë

Sergio Aguero është duke kaluar në një moment shumë të mirë me fanellën e Manchester Cityt.

Sulmuesi argjentinas është i teti me gola në histori të Premierligës, me 153 gola pas tetë vitesh me këtë fanellë, shkruan Indeksonline.

Mirëpo ai që e mban rekordin, Alan Shearer thotë se Aguero është sulmuesi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Premierliga.

“Aguero është sulmuesi më i mirë që ka parë Premier League ndonjëherë”,  thotë Shearer.

“Ai ju garanton gola dhe ai ka golat më të mira për një lojë në krahasim me Drogba dhe Henry, jo se ka shumë në të”, ka shtuar golashënuesi më i mirë i historisë së Premierligës. /IndeksOnline/