10:40 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Legjenda e rrokut, rrëfen për herë të parë betejën 3- vjeçare ndaj kancerit!

Legjenda e rokut, Rod Stewart, ka rrëfyer për të parën herë se ka luftuar përgjatë tre vjetëve të fundit me sëmundjen e kancerit në prostatë prej së cilës fatmirësisht ka arritur të dalë fitimtar.

“Askush nuk e dinte, por tashti është koha që t’u tregoj të gjithëve. Arrita ta mundja sëmundjen për shkak se u kap në fazë të hershme, kam bërë analiza pafund”,u shpreh Stewart për “The Mirror”.

Përsa i përket momentit të parë kur lexoi përgjigjen e analizave, 74-vjeçari u shpreh se është e vështirë të ruash buzëqeshjen në fytyrë, kur ke rezultuar pozitiv ndaj një sëmundjeje të rëndë sikundër është ajo e kancerit në prostatë.

Stewart i bën thirrje meshkujve që të mos i anashkalojnë kontrollet te mjeku. Duke marrë shtysë nga numri i lartë i meshkujve që vdesin çdo vit nga kanceri i prostatës, fushatat sensibilizuese në Mbretërinë e Bashkuar theksojnë se çdo mashkull 50-70 vjeç duhet t’u nënshtrohet kontrolleve të rregullta.