09:56 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Tottenhamit: Mourinho, do të këtë mbështetje

Legjenda e Tottenhamit, Chris Waddle, beson që trajneri Jose Mourinho, do të këtë mbështetje të madhe.

Mourinho është emëruar si trajneri i ri në stolin e Tottenhamit, pasi Mauricio Pochettino u shkarkua dje për shkak të rezultateve të dobëta, transmeton KosovaPressi.

Waddle beson se shkarkimi i teknikut argjentinas ishte i duhuri për shkak se Spursi nuk mund të qëndrojnë në vendin e 10-të ose 14-të në tabelë.

“Kjo ka bërë shok në futboll dhe është biznes i vërtetë. Mendoj që gabimi është të mos largojnë Christian Eriksen, Toby Alferweireld dhe Jan Vertonghen të cilëve ju ka përfunduar kontrata. Pochettino ka bërë një punë të mrekullueshme, stadiumi është i madh dhe ka mbajtur në klub lojtarët që dëshironin të largohen. Tottenham nuk mund të qëndrojë në vendin e 14-të në Premier Ligë. Ishin në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe për disa vite rresht ka qenë në top katër të Premier Ligës. Nëse përfundojnë në vendin e 10-të nuk do t’i paguajë rrogat e lojtarëve”, deklaroi ai.

Spursi është në vendin e 14-të në tabelë me 14 pikë, 20 me pak se Liverpooli që ende nuk ka pësuar humbje.