16:32 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Legjenda Iker Casillas pëson sulm në zemër

Një ndër portierët më të mirë në histori të futbollit, Iker Casillas ka pësuar sulm në zemër, sipas raportimeve në Portugali.

Legjenda e Real Madridit është dërguar në spital në Porto dhe besohet se gjendja e tij është stabile, transmeton Indeksonline.

37 vjeçari do të jetë jashtë fushës deri në përfundim të edicionit dhe mendohet që pas kësaj ngjarje do të penzionohet nga futbolli.

Casillas pak ditë më parë nënshkroi kontratë të re me klubin e Portos. /Indeksonline/