16:31 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Legjenda që i fitoi Championsin e fundit Liverpoolit bënë një gjest të jashtëzakonshëm

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një ndeshje miqësore në mes të Legjendave të Liverpoolit dhe atyre të Milanit.

Futbollistët që arritën në finalet e vitit 2005 dhe 2007 ishin në fushë për të kuajtuar nostalgjitë e para një dekade, shkruan Indeksonline.

Në mesin e tyre ishte edhe njëri më meritoret për triumfin e Liverpoolit në vititn 2005, Jerzy Dudek.

Dudek kishte pritur penalltinë vendimtare në finalen e vitit 2005

Ai në një moment la ndeshjen dhe filloi të luante me një fëmijë me nevoja të veçanta.

Dudek u duartrokit për gjestin që bëri. Kujtojmë se Liverpooli fitoi në këtë ndeshje me rezultat 3-2. /IndeksOnline/