09:25 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Legjendat” gëzojnë Llapin me vendimin e fundit

Më në fund, Llapi do t’i zhvillojë ndeshjet e ardhshme me praninë e tifozëve.

Tifo-grupi podujevas, ”Legjendat” kanë vendosur që të rikthehen për ta mbështetur skuadrën e zemrës.

Bojkoti i tifozëve në fjalë zgjati për pak kohë pas një mosmarrëveshje me kryesinë e klubit, transmeton IndeksOnline.

Konkretisht, bojkoti i ”Legjendave” erdhi pas dorëheqjes së ish-kryetarit, Bajram Bejtullahu.

Dhe tani tifo-grupi i njohur ka edhe kryetarin e ri – Liridon Avdullahu.

Ky është postimi i plotë i ”Legjendave”:

Pershendetje qytetar te Podujeves dhe te gjithë antaret tanë , me një Lajmërim.

– Pasiviteti i tifogrupit Legjendat , erdhi që nga doreheqja e ish-kryetarit Bajram Bejtullahu nga posti i kryetarit , pas shum propozimesh dhe debatev e mbledhjev me antaret me aktiv te tifogrupit dhe te gjitha nengrupeve , u zgjodh si kryetar Liridon Abdullahu ‘Duca’.

Kryetarit i urojmë postin e kryetarit , dhe Ju njoftojmë se nga ndeshja e ardhshme jemi prezent ne tribuna , përkrahë ‘Llapit’./IndeksOnline/