14:20 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagojnë “Legjendat” e Llapit, akuzojnë gjyqtarin Tahiri për padrejtësi

Tifozët e klubit futbollistik KF Llapi, Ultras Legjendat, kanë dalur me një reagim publik ndaj gjyqtarit Fatmir Tahirit, i cili sipas tyre nuk ka referuar në mënyrë të duhur në ndeshjën ndaj Flamurtarit.

“Legjendat” thonë se kanë vërejtur padrejtësi në referimin e Tahirit, madje duke thënë se ato ishin veprime të qëllimshme, e vecanërisht kanë cekur rasten e penalltive dhe një gol të anuluar.

Më poshtë ju sjellim komplet reagimin e tifozëve llapjanë:

Referimi në ndeshjet e zhvilluara nga FC Llapi veçanarisht në ndeshjen FC Llapi – KF Flamurtari, Grupi i Tifozëve Legjendat ndihen të dëmtuar nga gjyqtari i ndeshjes Fatmir Tahiri, ne si tifoze gjatë ndeshjes kemi vrejt padrejtësi të vazhdueshme të gjyqtarit Fatmir Tahiri dhe të qëllimshme duke dëmtuar klubin tonë të zemrës FC Llapi, rastet e pnalltive dhe goli i anuluar kinse ne pozicion jashte loje.

Tifozat ishin të gatshëm pas ndeshjes të udhtojnë në Prishtinë për një protestë para Federatës së Futbollit të Kosovës gjegjësisht ndaj Kryetarit të Gjygjtarëve Përparim Hasani për padrejtësitë e vazhdueshme që iu shkaktohen FC Llapi-t nga gjygjtarët e ndeshjeve, mirpo në momentin që Bordi Drejtues i KF Llapi-t e morri lajmin se do të udhetojme na kërkoj që ti marrin gjërat me qetësi dhe të analizohen së pari gjirimet, para se të merret ndonjë veprim i gutshëm, mirpo siq edhe i kemi pa inxhizimet, demtimet e vazhueshme ndaj FC Llapi-t janë të qëllimshme.
Nese vazhdohet kështu do të detyrohemi të protestojm para FFK-s, nese edhe atëher nuk do merren masa për parandalimin e këtyre dukurive nuk do jemi në gjendje të kontrollojm situaten dhe emocionet e legjendave që ndihen të dëmtuar nga Gjyqtaret e kur dihet faktori kyq në shoqaten e gjyqtarve është Përparim Hasani.