11:24 / E Enjte, 11 Prill 2024 / G T

Legjendat parashikojnë Ligën e Kampionëve, e shpallin fitues Manchester Cityn!

Të martën dhe mbrëmë përfunduan katër ndeshjet e para të çerekfinaleve në UEFA Champions League.

Në emisionin CBS, legjendat e futbollit, si Thierry Henry, Michah Richards dhe Jamie Carragher parashikuan fituesin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, shkruan Indeksonline

Pothuajse të gjithë e shpallin kampion në fund Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Përveç Thierry Henry i cili mendon se Arsenali fiton titullin këtë edicion. Sigurisht që këtë e bëri për shkak të viteve që kaloi te klubi “Topçinjtë”.

Javën e ardhshme zhvillohen ndeshjet kthyese dhe mësohen gjysmëfinalet, që pritet të jenë “zjarrë” në UEFA Champions./Indeksonline/