09:09 / E Martë, 21 Mars 2023 / GF

Legjimiteti moral i PROTESËS së 25 marsit dhe rënja e maskave në shesh!

Opinion nga Rasim Selmanaj

Pa dashur me hy në analizë a është dashur me u pajtu me planin franko-gjerman dhe a është i mirë apo i keq ky plan për Kosovën, dua të shkruaj disa fjalë për kauzën e famshme të qujtur ZAJEDNICË!

Protesta e PSD-së është një test për të parë se a ishte Zajednica kauzë për pushtet apo vertet ishte një demonstrim për ta ndalur si një e keqe për Kosovën!

Organizimi i protestës dhe kundershtimi i Zajednicës nga PSD si ish aktivistë të VV-së është legjitim sepse këta vazhdojnë të jenë të bindur dhe kundershtues të Zajednicës.

Nisur nga ky fakt organzimi i protestës  në aspektin moral është legjitim dhe jo vetëm!

Kjo protestë do të dëshmoj se a ishte Zajednica kauzë për pushtet apo bindje?

Bash jam kurreshtar me ju pa të gjithë juve që e keni kallë Kosovën duke ‘kundershtuar’ Asociaconin se a do të merrni pjesë në Protestën e organizuar nga PSD ish bashkëaktivistët tuaj.

Deri tash vetëm Shkelzen Gashi një aktivistë  i VV-së ka guxuar të dal hapur kunder Zajednicës të akomoduar brenda planit franko gjerman.

Disa zyrtar e analistë dhe eksponentë të pushtetit deri dje kundershtar të Zajednicës i pash duke i ndrru ngjyrat bash si kameleon të vertetë.

E ktyre ju propozoj me organizu një kundër protestë në shesh me parullat;

Rrnoftë Zajednica!

Rrnoftë Asociacioni!

Rrnoftë VËTMENAGJIMI – Zajednica Plus e Albin Kurtit!

Me 25 mars do të bien maskat në Shesh!

RS