17:18 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lehtësohet kalimi i Luka Modric tek Interi, kompania e famshme ofron që t’ja paguajë pagën kroatit

Kompania që zotën aksione tek Interi, Suning, raportohet se mund t’ja paguajë pagën Luka Modricit nëse mesfushori vendosë t’i bashkohet klubit milanez nga Real Madridit.

”Nerrazzurët” janë duke tentuar që ta transferojnë kroatin këtë verë dhe 32-vjeçari raportohet se i ka treguar klubit madrilen se dëshiron të largohet.

Sipas Corriere dello Sport, plani do të ishte që Modric të transferohej tek Interi për katër vite, para se të transferohej në Jiangsu Suning më vonë.

Beneamata dhe klubi kinez janë në pronësi të Suning Group, dhe kompania do të mund që ta sponzorizonte transferimin e Modric në Inter.

Kompania në fjalë do të ishte e gatshme që t’ja mbulonte pagën mesfushorit kroat, duke e mbajtur Interin në vijë të drejtë me rregullat financiare të FIFA-s.

Kjo është një lëvizje e njejtë me atë të Juventusit, që transferoi Cristiano Ronaldon, dhe që pagën e portugezit do ta mbulojë FCA, komapni kjo e kontrolluar nga familja, Agnelli.

Suning është njëra nga kompanitë më të mëdha në Kinë, me një qarkullim prej 18 miliardë euro në vit./IndeksOnline/