14:47 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lekaj: 100 ditshi i Haradinajt më i madh se sa krejt qeverisja e Isa Mustafës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratave të LDK-së, për 100 ditshin e qeverisjes Haradinaj, duke thënë se vendimet, angazhimet dhe rezultatet e këtij 100 ditëshi janë shumë më të mëdha se tërë vitet e qeverisë ? së Isa Mustafës.

Ai i ka bërë thirrje jo vetëm LDK’s por të gjithëve që të mos tentojmë të përbaltim çdo gjë vetëm për të bërë opozitën, pasi më mirë është të analizohet kush çka bëri në kohën e vet.

Postimi i plotë i Lekajt:

LDK po na kritikon për 100 ditët e Qeverisë Haradinaj?

Ndërsa vendimet, angazhimet dhe rezultatet e këtij 100 ditëshi janë shumë me të mëdha ? se tërë vitet e qeverisë ? së Isa Mustafës.

100 ditëshi i Qeverisë Haradinaj janë 100 vendime të mëdha (për brenda tyre me dhjetëra impakte pozitivë?) që kanë ndikuar direkt në dinamikën e jetës shoqërore në Kosovë dhe të raporteve Kosovës me botën e jashtme?.

Prandaj pa u zgjatur shumë dëshirojë t’i bëjë thirrje jo vetëm LDK’s por të gjithëve që të mos tentojmë të përbaltim çdo gjë vetëm për të bërë opozitën. Më mirë është të analizojmë kush çka bëri në kohën e vet. 100 ditëshin dhe mandatin e qeverisë Haradinaj më së miri do ta gjykojë populli kurdo që do të jemi përballë atij vlerësimi. Shenjat e para të një vlerësimi pozitivë (ende pa u mbushur 100 ditë) ishin zgjedhjet lokale, me rritje të besimit ndaj Aleancës, e cila de-facto është partia e parë për nga Komunat që i ka fituar për të qeverisur në katër vitet e ardhëshme (edhe pse ka tendencë të grabitjes së fitores në Istog).

Ne, të mirëqenë e marrim vetëm vleresimin dhe besimin qytetarë, të dyja këto, janë në rritje nga sovrani i Republikës së Kosovës, nga populli.

100’shat e vitëve në vazhdim do të jenë edhe me të plotë me vendime e angazhime për dhe në të mirën e vendit✍.

Ndryshimi i duhet Kosovës, prandaj do të vazhdojmë ta bëjmë.