17:54 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lekaj nënshkruan kontratë për rrugën Milloshevë-Mitrovicë

Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratë për projektin e rrugës kryesore, M2 Milloshevë-Mitrovicë, shkruan Indeksonline.

Lekaj ka uruar qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe rrethinës së saj për këtë projekt, të cilin e quajti me interes nacional.

Postimi i plotë i tij:

Sot nënshkrova kontratën për shërbimet e konsulencës për projektin e rrugës kryesore, M2 Milloshevë – Mitrovicë.
Çdo ditë e ma afër materializmit dhe operacionalizimit të këtij projekti me interes nacional.
Urime për qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe rrethinës se saj.