20:17 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

De Bruyne te City deri 2023-ën (Foto)

Kevin de Bruyne ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn.

Ish-lojtari i Chelseat i ka qëndruar besnik klubit Citizën dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2023, transmeton IndeksOnline.

Mesfushori i Belgjikës u transferua në “Etihad” në vitin 2015 nga Wolfsburg. Ai bëri 122 paraqitje deri tani dhe ka shënuar 31 gola.

“Unë jam shumë i lumtur që kam nënshkruar marrëveshje të re. Siç kam thënë edhe më parë qëllimi im ka qenë të qëndroj këtu sa më shumë”, ka thënë De Bruyne./IndeksOnline/