09:45 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Rrugët janë të qarkullueshme pa vështirësi (Video)

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka bërë të ditur se kjo ministri është në kujdestari të vazhdueshme për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët, pas reshjeve të fundit të borës që kanë rënë në vend.

Lekaj përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se rrugët janë të qarkullueshme.

“Ministria e Infrastrukturës janë në kujdestari të vazhdueshme për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët tonë. Rrugët janë të qarkullueshme pa ndonjë vështirësi dhe komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht”, ka shkruar Lekaj.