14:46 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Shqipëria nuk na ka njoftuar paraprakisht për taksën në Rrugën e Kombit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti sot Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku si temë diskutimi ishte çështja e taksës rrugore për Rrugën e Kombit, taksë kjo, e cila është e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në rrugën e Kombit.

Lekaj  potencoi edhe një herë se nuk është i pajtimit me këtë taksë të papërballueshme për standardin tonë.

“Ne si Ministri e Infrastrukturës i kemi marrë me shqetësim gjitha ato ankesa të qytetarëve të Kosovës, sa i përket tarifës rrugore të autostradës së Kombit. Ajo që mund të them, është se ne nuk jemi njoftuar paraprakisht dhe as nuk jemi konsultuar me Qeverinë shqiptare për këtë rast nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë zoti Gjiknuri”, deklaroi Lekaj

Ndërsa ambasadori e njoftoi ministrin Lekaj lidhur me takimin e tij me ministrin e Infrastrukturës dhe energjisë Demian Gjiknuri, të cilit ia ka përcjellur letrën, dhe i ka kërkuar një takim në kohën më të shkurtër të mundshme për t’i trajtuar këto gjëra.​