14:29 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Lekaj takohet me ish kryetarin e Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ish kryetarin e Prishtinës, Sali Gashi.

Ai me këtë rast tha se Gashi i ka kontribuar vendit e shkencës në çdo rast, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Në takim me mikun tim, akademikun, Sali Gashi, ish kryetar i kryeqytetit (Prishtinës), pasë luftës në Kosovë.

Akademiku Gashi, personalitet që në çdo rast i ka dhënë kontribut vendit e shkencës për të.

Çdo herë kur ka nevojë jemi bashkë kështu si sot për të dhënë e marrë këshilla se si të jemi në krye të detyrës për të përmbushur obligimet tona karshi qytetarëve e vendit.